“Çika jeme, e përzgjedhura ime të dua shumë…” Dea dhe Albioni dalin çift nga Love Story

Rrugëtimi i Deas dhe Albionit në “Love Story” ka përfunduar sot në një mbrëmje feste ku të gjithë protagonistët e spektaklit ishin të pranishëm në finalizimin e histories së tyre të dashurisë. Në këtë mbrëmje nuk munguan edhe të afërmit,…

“Çika jeme, e përzgjedhura ime të dua shumë…” Dea dhe Albioni dalin çift nga Love Story

Source

0
(0)

Rrugëtimi i Deas dhe Albionit në “Love Story” ka përfunduar sot në një mbrëmje feste ku të gjithë protagonistët e spektaklit ishin të pranishëm në finalizimin e histories së tyre të dashurisë.

Në këtë mbrëmje nuk munguan edhe të afërmit, nga ana e Deas ishte gjyshja e saj, ndërsa për Albionin kishin ardhur dy motrat e tij nga Kosova.

Dy konkurrentët shumë të emocionuar i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit duke i treguar edhe se janë të përzgjedhurit për të vazhduar këtë rrugëtim jashtë kamerave.

Dea: Në fillim të këtij rrugëtimi dëshiroja të gjeja një djalë që të më pëlqente, ta njihja dhe ta dashuroja. Momentin që të kam dhënë trëndafilin e parë. Të kam thënë që ka sy dhe shikime që ndonjëherë flasin mës humë se fjalët, shpresoj që nga sytë e tu të marr të njëjtin emocion që kam marrë prej ditës së parë. E di që jemi mërzitur me njëri-tjetrin dhe dua të falenderoj që më ke pritur, je kaq i përkushtuar.Për fjalët e ëmbla që më thua dhe më pëlqen shumë kur më thua çika jem dhe shpresoj të jem gjithmonë çika jote. Albion, i përzgjedhuri im je ti dhe shpresoj e uroj me gjithë zemër që të jem edhe unë e përzgjedhura jote.

Albion: Dua të jem shumë i sinqertë me ty, kam pasur shumë dilema me atë që ka ndodhur, kam qenë shumë i mërzitur, xheloz, jam duke e menduar dhe e kam menduar shumë që si t’ja bëj me ty, por ti e di shumë mirë që prej fillimit kam qenë i përkushtuar për ty. E di shumë mirë si jam sjellë me ty, ke dalë në shumë takime, kam qenë i stresuar. Nuk e di as vetë si ta përshkruaj, por pas gjithë kësaj që ka ndodhur edhe ti je e përzgjedhura ime se të dua shumë.

#LoveStory #DeaAlbion #TvKlan #AlketaVejsiu #VeraGrabocka #TalkLoveStory

Reality Dating Show, edicioni 2 nga Vera Grabocka & Alketa Vejsiu, autore Ilda Lumani. Në fron 4 protagonistë, 2 vajza dhe 2 djem dhe 10 kandidate për secilin që garojnë mes tyre për të fituar zemrën e protagonsitit të “Love Story”. Famë, sukses apo rrugëtim drejt dashurisë së vërtetë? Pasion, romancë, dashuri, xhelozi, sfidë! Është koha e dashurive të mëdha në sytë e të gjithëve!chr10}
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

0 / 5. 0